MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 26.09.2019

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 23.05.2019
24/05/2019
MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 21.11.2019
23/11/2019

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 26.09.2019

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV, DATË 26.09.2019.

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit Konsultativ, Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, e cila u kryesua nga Zv/Ministër i Brendshëm Znj.Romina Kuko me bashkëkryetar Z.Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
Pjesë e kësaj mbledhjeje të katërt për vitin 2019 ishte dhe Z.Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Projektaktet e prezantuara vijojnë si më poshtë:

• Projektvendimi “Për dhënien ndihmës së menjëhershme financiare të punonjësit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës”
• Projektvendimi “Një ndryshim në vendimin nr. 350, datë: 19.04.2017, të Këshillit të Ministrave, ” Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”
• Projektvendimi “Për sigurimin e jetës së punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”
• Projektvendim “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të shpalljes së “Kurorës së gjelbër” dhe përcaktimi i rregullave dhe i përgjegjësive në lidhje me administrimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kurorës”
• Projektvendim “Për përcaktimin e mënyrës së zbatimit të planeve të përgjithshme vendore në fuqi, pas miratimit të hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territorialë për njësitë e vetëqeverisjes vendore”
• Projektvendim “Për normat e strehimit, si dhe kushtet e standardet për banesat sociale me qira që blihen në treg dhe banesat e kosto të ulët”
• Projektvendim “ Për procedurën e blerjes së banesave sociale në treg, që i shtohen fondit të banesave sociale me qira”
• Projektvendim “Për procedurat e blerjes nga tregu, procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit që përfitojnë banesat me kosto të ulët në varësi të nivelit të të ardhurave të tyre”
• Projektvendim “ Për kriteret e përfituesit nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin, mënyra e sigurimit të strehimit të tyre gjatë periudhës së ndërtimit, forma e kalimit të pronësisë për kuota të përcaktuara për banesa sociale nga ndërtuesit ose pronarët, për strehimin e përfituesve që janë zhvendosur prej tyre”
• Projektvendim “Për procedurat e administrimit dhe mirëmbajtjes së strehëve të përkohshme, kompetencave e subjekteve përgjegjëse dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre”
• Projektvendim “Për kushtet dhe normat e projektimit të banesave te specializuara”
• Projektvendim “Për privatizimin e banesave që kanë qenë subjekt I Ligjit 7652/ 1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, dhe të Ligjit 9321/2004 “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore” të cilat nuk janë regjistruara në regjistrin kadastral të pasurive të paluajtshme”
• Projektvendim “Për procedurën e shkëmbimit të banesës me kosto të ulët”
• Udhëzim “Për kushtet që duhet të plotësojnë strehët e përkohshme”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *