MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 2.11.2018

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 24.09.2018
25/10/2018
MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 7.12.2018
04/02/2019

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 2.11.2018

Sot më datë 02 Nëntor 2018 u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qëndrore me Vetqeverisjen Vendore, në hapjen e të cilës u nënshkrua marrëveshja për Praktikat e Mira të Bashkive ndërmjet Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore dhe Projektit DLDP. Me përfaqësues Z. Bekim Murati dhe Znj. Valbona Karakaçi. Tashmë Donatori dhe projekti DLDP ranë dakord në parim me konfirmimin e Ministrisë së Brendshme që ta transferojë këtë produkt të tij drejt Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore, e cila do të veprojë në zbatim të një plani pune të përpiluar në bashkëpunim me projektin DLDP. Ky është një konkurs i cili në perfundim të tij do të klasifikojë Bashkinë me praktikën më të mirë në çfarëdo fushe që përfshin pushteti vendor.

Pjesë e kësaj mbledhje ishin të gjithë aktorët të cilët punojnë me vetëqeverisjen vendore. Kjo ishte një nga mbledhjet më të rëndësishme të vitit pasi vëmëndja e saj ishte Buxheti Vendor 2019, ku u prezantua nga Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Financës dhe Ekonomise. Ky takim u kryesua nga Znj. Romina KUKO, Zv/ Ministër i Brendshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *