MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 7.12.2018

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 2.11.2018
04/02/2019
MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 31.01.2019
04/02/2019

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 7.12.2018

Është zhvilluar ditën e djeshme mbledhja e Këshillit Konsultativ me pjesëmarrjen e aktorëve të pushtetit qëndrorë dhe atij vendor. Ky është takimi i 7 i këtij Këshilli për vitin 2018. Kjo mbledhje u kryesua nga Zëvendësministrja e Brendshme Znj.Romina Kuko e cila prezantoi “Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit “Projekt-Raport Auditimi Performance, Funksionimi i Bashkive në kuadër të reformës administrativo- territoriale të vitit 2014”.
“Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore është e angazhuar që ky Këshill të jetë instrument sa më funksional dhe efikas”, është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Z.Bekim Murati .

Pikat e diskutimit të këtij takimi ishin:
• Projektligji “Për akuakulturë”
• Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”
• Raporti i Shtetit për Konventën e të Drejtave të Fëmijëve
• Ligji “ Për mbrojtjen sociale në Republikën e Shqipërisë”
• Monitorimi i Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”
• Projektligji “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të klubeve sportive”
• Projektligji “Për referendumet vendore”
• Projektiligji “Për ndryshimet klimatike”
• Projektvendimi “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve metalike”
• Projektvendimi “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike, dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *