MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 20.04.2018

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 20.03.2018
10/05/2018
MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 24.05.2018
25/05/2018

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 20.04.2018

Në zbatim të VKM nr.910, datë 21.11.2016 u thirr mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeverisje Qëndrore – Qeverisje Vendore ditën e premte, datë 20 Prill 2018. Në mbledhje ishin të ftuar përfaqësues të Qeverisjes Qëndrore, përfaqësues nga njesitë e Vetëqeverisjes Vendore, përfaqësues institucionesh, donatorë të huaj dhe drejtues të projekteve të cilët janë duke punuar dhe implememtuar projekte në bashkëpunim me qeverinë në njesitë e vetëqeverisjes vendore.

Në këtë Këshill u prezantuan projektvendimet për:
• Miratimin e planit kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit.
• Raporti mbi takime me kryetarët e bashkive
• Rishikimi i transfertave specifike për funksionet e reja

Takimi u drejtua nga Z.Bekim Murati, drejtor i Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore si përfaqësues i Qeverisjes Qëndrore dhe Z.Eduart Kapri si përfaqësues i Vetëqeverisjes Vendore. Z.Bekim Murati theksoi rëndësinë e funksionimit të Këshillit Konsultativ si dhe bashkëpunimin me Njësitë e Qeverisjes Vendore për konsultimin e projektvendimeve  për përmirësimin e kuadrit ligjor. Ndërsa Z.Eduart Kapri kërkoi që mendimet e Këshillit të reflektohen në vedimet përfundimtare pasi ndikojnë në ushtrimin e funksioneve të Vetëqeverisjes Vendore.

Këshilli Konsultativ pas shqyrtimit të projektvendimeve të paraqitura si dhe opinioneve dhe mendimeve të anëtarëve kërkoi:

  1. Shtyrjen e diskutimit të projektvendimit “Për miratimin e planit kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit” për mbledhjen e ardhshme.

  2. Përfaqësimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Zv.Ministrin përkatës në Këshill.

  3. Përfaqësimin në mbledhjet e ardhshme me Zv.Ministrat anëtarë të Këshillit Konsultativ.

  4. Impenjimin e Kryetarëve të Bashkive në zbatimin e detyrimeve që lidhen me proçesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

  

  

  

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *